Ditën e sotme në rubrikën ‘Trotuar’ në ‘E Diell’, ish-banorja e Big Brother VIP 5, Edisa Demollari komentoi marrëdhënien Brikena-Mateo, si dhe foli për thashethemet se ajo me banorin ka patur një lidhje.

Ish-banorja shprehu se asaj nuk i erdhi mirë që në finale shkoi një djalë që solli të shkuarën e një vajze brenda shtëpisë dhe se Mateo e nxori Brikenën mashtruese para shqiptarëve.

Ndërkohë aludimet se ajo ka patur më parë një marrëdhënie me Mateon, i mohoi dhe tha se ata nuk e kanë njohur njëri-tjetrin para se të futeshin në shtëpi.

“Unë si vajzë, nuk do doja kurrë që një djalë që përmend të shkuarën e një vajze në publik të shkojë në finale. Nuk e di se si e bëri Brikena dasmën sepse ai e nxori atë mashtruese. Mendoj që ata e kanë lojë, një lojë që është luajtur bukur. Unë kam vënë bast aty brenda dhe thoja që nëse ata nuk puthen në atë nominim do puthen te tjetri dhe gjithmonë më kanë dalë bastet, kështu që ishin shumë të parashikuar për mua të them të drejtën.

Dua të distancohem totalisht nga Mateo. Nuk njihemi fare nga jashtë. Kam 16 vite që jam shkëputur nga Elbasani. Jemi edhe breza të ndryshëm, nuk kemi as të njëjtin pëlqim karakteresh. Mendoj që sulmin ndaj Brikenës donin vetë ata ta interpretonin si xhelozi dhe kjo ndodhte sepse nuk kishin argument që t’ia dilnin, përdornin pretekstin se unë isha xheloze. Ju lutem, hera e parë dhe e fundit që e them këtë. Edhe unë i pëlqej çunat muskulozë, por dua që të jenë të fortë edhe në karakter, diçka që te Mateo nuk e pashë, gjithsesi tek ai shoh një djalë të mirë”, tha Edisa.

Top Channel