“Ti flet shumë, takohemi dhe…”/ Influenceri zbulon sulmin në rrjetet sociale nga futbollisti i kombëtares italiane

12/04/2026 15:50

Nga njëra anë, Moise Kean, sulmuesi i Fiorentinës dhe kombëtares italiane, protagonist i një sezoni negativ të kulmuar me gabimin në Bosnje që mund të çonte Italinë në Botëror në fillimin e pjesës së dytë. Nga ana tjetër, Kristian Pengwin, një prej influenceri me 1 milion folloëers në IG dhe rezultati është një polemikë në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi pak ditë pas eliminimit të Italisë në Botërorin e këtij viti. Ishte data 3 prill kur Pengwin mori një mesazh direkt në Instagram nga Moise Kean. ‘Ti flet pak si tepër..’-ishte akuza e sulmuesit. ‘Çfarë i referohesh?-ishte përgjigjja e tipsterit të cilit futbollistit të Fiorentinës që iu përgjigj në këtë mënyrë: ‘Ti e di për çfarë flas, vëre gjuhën në b…, në të kundërt ta bëj unë, shih e bëj’, një frazë kjo që tregon një nervozizëm të futbollistit dhe Pengwin që vijoi bisedën: ‘Vëlla, më fol mirë se këtu nuk po këndojmë, nëse ke probleme më shkruaj. U ofendove gjë për komentin pas ndeshjes kundër Bosnjes?’

Dhe për disa ditë u duk se kjo bisedë u mbyll këtu

Por pas një jave, Kean u hodh sërish në sulm dhe në mbrëmje iu përgjigj Pengwin këtë radhë duke u propozuar një takim sqarues. ‘Vëlla, takohemi dhe e mbyllim aty, unë jam fjalë pak.  Nuk rri të të shkruaj dhe të humbas kohë me një komentator, takohemi dhe e mbyllim aty’-ishte përgjigjja e Kean.

Por Pengwin e interpretoi atë si një provokim dhe e postoi të gjithë bisedën në një Instagram Story duke ngritur pyetjen: ‘Këto janë vlerat e futbollit italian?’ dhe më pas me një video në një Story tjetër e shtoi dozën: ‘Vërtet kemi arritur deri në këtë pikë? Një futbollist i Serie A që kërkon të intimidojë me prepotencë dhe ndjesinë e të qenit superior? Jam pa fjalë, por Moise gaboi gjithçka-tha Pengwin që më pas iu drejtua futbollistit-vij nga uria, nga acidi i pishinave që më dighjte gjunjtë dhe jeta më mësoi që respekti vjen përpara parave, famës dhe gjithçkaje tjetër. Reflekto. Kjo mënyrë nuk më përket dhe nuk duhet t’i përkasë asnjë futbollisti që ndonëse me rezultate të dobëta, aktualisht përfaqëson vendin tim. Por nëse këto janë vlerat e atij që na përfaqëson, filloj të kuptoj më mirë arsyen se përse Botërorin e shohim vetëm me dylbi’.

Top Channel