Jannik Sinner kthehet në majën e botës, mund Alcaraz në finalen e Monte Karlos dhe merr kreun e ATP-së Para se të japin variantin e tyre zyrtar për ndarjen e re administrativo-territoriale, demokratët kanë thirrur në ndihmë qytetarët.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka mësuar se përmes një ankete online, Partia Demokratike kërkon të dijë opinionin e shqiptareve jo vetëm për ridizenjimin territorial, por edhe për kompetencat e kryetarëve të Bashkive deri tek forma e zgjedhjes së tyre.
Mes pyetjeve të shumta është edhe ajo, nëse një kryebashkiak duhet të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë siç është formula aktualisht apo nga Këshilli Bashkiak duke ndjekur të njëjtën formulë si zgjidhet Kryeministri, ku partia politike që fiton zgjedhjet emëron kryetarin e Bashkisë.
Pyetje 7. Si mendoni se duhet të zgjidhet Kryetari i Bashkisë?
-Drejtpërdrejt nga qytetarët
-Nga radhët e këshillit bashkiak
Gjithashtu qytetarët pyeten edhe nëse janë dakord me kufizimin e mandatit të Kryetarit të Bashkisë në jo më shumë se dy mandate nga 4 vite. Dilema e demokratëve është edhe për mënyrën sesi duhet të ndahet pushteti vendor ku për opinion PD ka shtruar dhe pyetjen nëse duhet të ketë dy nivele; Bashki dhe Rajon, raporton Top Channel.
Pyetje, së cilës kërkon t’i japë përgjigje edhe një prej varianteve të Partisë Socialiste të cilët gjithashtu janë për ta ndarë pushtetin vendor në dy nivele.
Pyetje 8. A mendoni se pushteti vendor në Shqipëri duhet të ketë:
-Vetëm një nivel (bashkitë)
-Dy nivele (bashki dhe rajone/qarqe)
Nëse duhet rritur apo jo numri i Bashkive demokratëve duket se i japin përgjigje me një pyetje:-A do të mbështesnit krijimin e bashkive të reja nga bashkimi i disa njësive administrative ekzistuese?
Top Channel