Divorci me gruan ish-ministre e Orban dhe një video kompromentuese, kalvari i fortë i Peter Magyar para se të rrëzonte nga pushteti Viktor Orban
Gazetari Blendi Salaj ka ndarë një qëndrim të fortë për politikën dhe udhëheqjen në Shqipëri, gjatë një bisede në podcastin e Grida Dumës, duke kritikuar qasjen aktuale dhe mënyrën si ushtrohet pushteti.
“Jam njeri politik. Jemi të gjithë njerëz politikë,” shprehet ai, duke theksuar se e ndjek zhvillimin politik, por tashmë me një distancë më të madhe.
“Më intereson politika, më acaron shpesh, më zhgënjen gjithmonë… politika vetë ka degjeneruar, është në vaj medet në këto momente.”
Salaj nënvizon se, pavarësisht kontributit të individëve të veçantë, klima e përgjithshme është bërë e rëndë dhe e lodhshme për publikun.
“Është bërë shumë bajate, e pahonepshme… ndaj jam duke e parë nga distanca se çfarë ndodh.”
Në analizën e tij, një nga problemet kryesore lidhet me modelin e udhëheqjes që ka dominuar në vend.
“Shqipëria është udhëhequr gjithmonë nga të fortë,” thotë ai, duke sugjeruar se ky model nuk është domosdoshmërisht ai që i duhet vendit sot.
Sipas tij, një lider i vërtetë duhet të ketë cilësi të tjera.
“Duhet integritet i jashtëzakonshëm, butësi, përulësi,” shprehet Salaj, edhe pse pranon se një profil i tillë mund të mos jetë lehtësisht i pranueshëm nga publiku.
“Ndoshta nuk do ta votonin një njeri të butë… por kjo është ajo që i duhet vendit.”
Ai thekson se shoqëria ka nevojë për më shumë autenticitet dhe më pak retorikë politike.
Top Channel