Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet parlamentare në Hungari, deri në mesditë 13% më shumë se katër vjet më parë
Në një postim të gjatë të ri në Truth Social, Donald Trump thotë se “takimi shkoi mirë, u ra dakord për shumicën e pikave, por e vetmja pikë që kishte vërtet rëndësi, Çështja BËRTHAMORE, nuk ishte”.
Ai thotë se “në një moment” do të arrihet një marrëveshje për kalimin e lirë, por “Irani nuk e ka lejuar që kjo të ndodhë duke thënë thjesht, ‘Mund të ketë një minierë diku atje’, për të cilën askush nuk e di përveç tyre”.
Në të njëjtin postim, Trump thotë gjithashtu se ai “i ka dhënë udhëzime Marinës të kërkojë dhe të ndalojë çdo anije në Ujërat Ndërkombëtare që i ka paguar taksa Iranit” dhe se Marina Amerikane do të fillojë “të shkatërrojë minat që iranianët kanë vendosur në Ngushticë”.
“Askush që paguan një taksë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur”, thotë ai, duke shtuar “çdo iranian që qëllon drejt nesh, ose ndaj anijeve paqësore, do të SHKATËRROHET NË FERR! Bllokada do të fillojë së shpejti,” thotë ai.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka urdhëruar forcat e vendit të kalojnë në një “nivel të lartë gatishmërie” dhe të përgatiten për rifillimin e luftimeve me Iranin, raportojnë mediat izraelite.
JD Vance nuk donte që lufta me Iranin të fillonte. Megjithatë, atij i është besuar detyra për ta përfunduar atë. “Tani kjo është përgjegjësia e Vance,” tha një figurë pranë administratës, teksa zëvendëspresidenti mbërriti këtë fundjavë në hotelin luksoz Serena në Islamabad për takimin më të lartë ballë për ballë mes SHBA-së dhe Iranit që nga viti 1979.
13:01 Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kushner mbeten në Pakistan
Steve Witkoff dhe Jared Kushner raportohet se kanë mbetur në Islamabad, duke vazhduar negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi të ardhmen e konfliktit, sipas informacioneve të raportuara nga Al Arabiya.
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili udhëhoqi delegacionin e Teheranit në bisedimet me Pakistanin, thotë se tani është koha që SHBA-të “të vendosin nëse mund ta fitojnë besimin tonë apo jo”.
11:13 Ministria e Jashtme iraniane: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi
Pas dështimit të bisedimeve të paqes në Islamabad, ka reaguar ministria e jashtme e Iranit.
Përpjekja diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk ka arritur të prodhojë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, pavarësisht 21 orëve negociata të mbajtura në Islamabad.
03:45 Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shumë i keq për Teheranin
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve JD Vance tha se bisedimet maratonë me Iranin nuk çuan në një marrëveshje për t’i dhënë fund përfundimisht luftës.
Negociatat mes SHBA-së dhe Iran kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit në Islamabad, ku delegacionet kanë nisur një raund të ri bisedimesh, në atë që konsiderohet një moment historik për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Top Channel