Miliona euro të tjetërsuara nga grupe mashtrues virtualë, Europol deklaron për Exclusive: Ky fenomen po ndiqet nga…

12/04/2026 22:29

Ky treg që ju ofroi punë qindra të rinjve, herë hetuar si punësim i paligjshëm dhe herë si grup i strukturuar kriminal, mbas të cilëve është e aktivizuar një strukturë e tërë e sofistikuar.

Listat e sekuestruara tregojnë bonuset që merr për çdo viktimë secili prej tyre, dhe ajo që është puna e ëndrrës për disa, është makthi i jetës për të tjerë. Në një nga këto telefonata për investim në bursë, mbas gjashtë muajsh Mateo Derudës, që shikonte nga monitori se si po fitonte mbas çdo qindarke, iu grabitën 150 mijë euro.

Vetëm në këtë rast, grupi kriminal i përbërë nga 17 persona iu zhvati 120 shtetasve italianë shumën e 4.6 milionë eurove.

“Kam hyrë në kontakt me mashtruesit nëpërmjet platformës Amazon, duke investuar në platformën Amazon, duke investuar në radhë të parë 250 euro, në fillim, dhe pastaj projekte-investime të tjera. Fillova të investoj vazhdimisht.

Herët e para që fillova të investoja pak nga pak dhe ata më sugjeronin, unë në një pikë kërkova të mi kthenin paratë dhe mora përgjigjen ‘që nuk ia vlen t’i kërkosh, se të ardhurat e tua do rriten’.

Te llogaria ime, që ata më tregonin, unë nuk mund të bëja asnjë veprim, as t’i tërhiqja, as të investoja, as t’i modifikoja… asgjë. Më thoshin që: ‘lëre se bëjmë gjithçka ne’, dhe kështu vazhdoi për disa kohë. Erdhi një moment që më thanë se do bëhej “rivlerësimi i kompetencave”, prita disa ditë dhe vura re që platforma ku shikoja investimet e mia, u zhduk… nuk shikoja më asgjë”, thotë Deruda.

Nga e gjithë Europa, mijëra qytetarë u viktimizuan nga grupe të ngjashme, të vendosura jo vetëm në Shqipëri.

Europol deklaron për Exclusive se nuk disponohet një shifër e përafërt e shumës totale të tjetërsuar në kriptomonedha dhe as një databazë e atyre që u mashtruan me pasoja të rënda, mbasi forcat kombëtare të zbatimit të ligjit nuk i kanë referuar rast pas rasti. Por ky fenomen ndiqet nga Qendra Evropiane e Krimit Kibernetik dhe Qendra Evropiane e Krimit Financiar dhe Ekonomik.

Top Channel