Spektakël me 7 gola në Serie A, Interi përmbys Comon në transfertë dhe shkëputet në garën për Scudetton
Romelu Lukaku do të qëndrojë edhe një javë në Antuerp, ndërsa rikuperimi i tij nga inflamacioni në kofsh po vazhdon sipas programit të personalizuar të trajtimit dhe stërvitjes.
Sulmuesi po ndjek një plan të detajuar që kombinon stërvitje individuale dhe rehabilitim, ndërsa progresi i tij monitorohet dhe raportohet çdo ditë te stafi mjekësor i Napolit dhe drejtuesit e klubit.
Fillimisht, Lukaku pritej të rikthehej në Castelvolturno mes të premtes dhe të shtunës së kaluar, por klubi tashmë ka planifikuar rikthimin e tij në Napoli më 20 prill. Sulmuesi kishte refuzuar miqësoret me Kombëtaren e Belgjikës në SHBA për t’u përqendruar te rikuperimi, pas një rikthimi të dëmtimit të 14 gushtit.
Napoli, i cili nuk kishte përkrahur vendimin e lojtarit, kishte lëshuar një komunikatë të fortë, duke rezervuar të drejtën për të marrë masa disiplinore dhe për të vlerësuar pjesëmarrjen e tij në grupin e ekipit.
Diplomacia mes lojtarit, trajnerit Conte dhe klubit po vazhdon për të gjetur një zgjidhje, dhe pas një jave pritet takimi ballë për ballë për të diskutuar të ardhmen e Lukakut në Napoli.
Top Channel