LIVE/ Dështojnë negociatat SHBA- Iran, reagon Trump: Do bllokojmë Hormuzin. Ushtria izraelite urdhër mobilizimi për t’u rikthyer në luftë

12/04/2026 16:40

Në një postim të gjatë të ri në Truth Social, Donald Trump thotë se “takimi shkoi mirë, u ra dakord për shumicën e pikave, por e vetmja pikë që kishte vërtet rëndësi, Çështja BËRTHAMORE, nuk ishte”.

Ai thotë se “në një moment” do të arrihet një marrëveshje për kalimin e lirë, por “Irani nuk e ka lejuar që kjo të ndodhë duke thënë thjesht, ‘Mund të ketë një minierë diku atje’, për të cilën askush nuk e di përveç tyre”.

Në të njëjtin postim, Trump thotë gjithashtu se ai “i ka dhënë udhëzime Marinës të kërkojë dhe të ndalojë çdo anije në Ujërat Ndërkombëtare që i ka paguar taksa Iranit” dhe se Marina Amerikane do të fillojë “të shkatërrojë minat që iranianët kanë vendosur në Ngushticë”.

“Askush që paguan një taksë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur”, thotë ai, duke shtuar “çdo iranian që qëllon drejt nesh, ose ndaj anijeve paqësore, do të SHKATËRROHET NË FERR! Bllokada do të fillojë së shpejti”, thotë ai.

Përditësimet Live, 12 prill 2026

16:15 Pas dështimit të negociatave në Pakistan, Izraeli përgatitet për luftë me Iranin, zbulohet urdhri i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka urdhëruar forcat e vendit të kalojnë në një “nivel të lartë gatishmërie” dhe të përgatiten për rifillimin e luftimeve me Iranin, raportojnë mediat izraelite.

14:01 Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

JD Vance nuk donte që lufta me Iranin të fillonte. Megjithatë, atij i është besuar detyra për ta përfunduar atë. “Tani kjo është përgjegjësia e Vance,” tha një figurë pranë administratës, teksa zëvendëspresidenti mbërriti këtë fundjavë në hotelin luksoz Serena në Islamabad për takimin më të lartë ballë për ballë mes SHBA-së dhe Iranit që nga viti 1979.

13:01 Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kushner mbeten në Pakistan

Steve Witkoff dhe Jared Kushner raportohet se kanë mbetur në Islamabad, duke vazhduar negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi të ardhmen e konfliktit, sipas informacioneve të raportuara nga Al Arabiya.

11:56 Kreu i ekipit negociator për paqen në Lindjen e Mesme: SHBA dështoi të fitonte besimin e delegacionit iranian

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili udhëhoqi delegacionin e Teheranit në bisedimet me Pakistanin, thotë se tani është koha që SHBA-të “të vendosin nëse mund ta fitojnë besimin tonë apo jo”.

11:13 Ministria e Jashtme iraniane: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Pas dështimit të bisedimeve të paqes në Islamabad, ka reaguar ministria e jashtme e Iranit.

08:45 Bisedimet SHBA-Iran pa rezultat/ Vance pas nisjes nga Islamabadi: Ne e bëmë të qartë se cilat janë vijat tona të kuqe

Përpjekja diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk ka arritur të prodhojë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, pavarësisht 21 orëve negociata të mbajtura në Islamabad.

03:45 Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shumë i keq për Teheranin

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve JD Vance tha se bisedimet maratonë me Iranin nuk çuan në një marrëveshje për t’i dhënë fund përfundimisht luftës.

00:04 Negociatat intensive SHBA-Iran vijojnë deri në orët e para të mëngjesit, ngërç Ngushtica e Hormuzit, çfarë dihet deri më tani

Negociatat mes SHBA-së dhe Iran kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit në Islamabad, ku delegacionet kanë nisur një raund të ri bisedimesh, në atë që konsiderohet një moment historik për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Top Channel