Exclusive/ Blerje online nga ‘Posta Shqiptare’ dhe gjoba nga ‘Policia Rrugore’, si hakerët mashtruan mijëra shqiptarë për t’i marrë para me anë të mesazheve Pamje si ato të disa ditëve më parë në një biznes në Lezhë, i cili pothuajse u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi i gazit, nuk janë raste të izoluara.
Përdorimi i gazit të lëngshëm për ngrohje apo gatim mbart me vete rreziqe të cilat shmangen vetëm duke ndjekur protokollet e mirëpërcaktuara, pasi ndryshe nga zjarret e shkaktuara nga faktorë të tjerë, zjarri i shkaktuar nga rrjedhja e gazit merr përmasa në pak sekonda dhe shpesh sjell pasoja fatale.
Eksperti Shkëlqim Goxhaj thotë: “Duhen zgjedhur bombola të sigurta. Nuk duhen të rimbushen në autogaz, pasi ato janë për makina. Dhe të vendosen në ballkone, jo në ambiente të brendshme. Më problematike janë bombolat portokalli. Ato janë bombola kampingu dhe nuk duhet të rimbushen sepse nuk ofrojnë siguri”.
Ndërsa në biznese gazi ruhet në depozita dhe ajo duhet të instalohet jashtë dhe larg biznesit. Dhe hapi i parë i çdo dite të re pune duhet të jetë ajrosja e ambientit pa ndezur asnjë dritë apo pajisje.
Por, si mund të mbrohemi nga një shpërthim i mundshëm gazi në banesa?
“Nëse konstatojmë se ka rrjedhje gazi, duhet të ajrosim ambientin. Dhe më pas të njoftohen shërbimet e emergjencës. Për të dedektuar nëse ka rrjedhje gazi mund të përdoren dedektorë që japin sinjal”, thotë Goxhaj.
Krahasuar me vite më parë, numri i ngjarjeve me burim gazin si shkak të zjarrit në banesa apo biznese ka pësuar rënie dhe vërehet një ndërgjegjësim i qytetarëve në përdorimin e gazit të lëngshëm për ngrohje apo gatim.
Top Channel