Atletikë/ Më mirë se Usain Bolt, adoleshenti australian vendos rekord botëror në 200 m në U20
Tyson Fury është rikthyer. Ish kampioni britanik i peshave të rënda, pas 15 muajsh mungese në ring, mposhti rusin Arslanbek Makhmudov dhe mënjëherë i lëshoi sfidën rivalit të tij, Anthony Joshua.
Boksieri 37 vjeçar iu imponua kundërshtarit të tij me vendim unanim të gjyqtarëve në përfundim të 12 raundeve në duelin e zhvilluar në Tottenham Hotspur Stadium të Londrës, ku i gjithë publiku ishte me të me Fury që regjistroi fitoren e tij të 35 në karrierë(2 humbje dhe 1 barazim). Tyson Fury u tërhoq në dhjetor të 2024 pas humbjes së dytë të pësuar ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk.
Por në janar ai bëri të ditur vullnetin për t’u kthyer në ring dhe në përballjen londineze u shfaq në një formë të shkëlqyer. Menjëherë pas fitores, Fury foli dhe iu drejtua rivalit të tij anglez.
‘Tani dua t’ju ofroj duelin që të gjithë prisni. Të dua ty, AJ, Anthony Joshua. Le t’u japim të apasionuarve pas boksit atë që duan; betejën e Anglisë. Të sfidoj, Joshua, të përballesh me mua në sfidën e ardhshme-ishin fjalët e Tyson Fury.
Top Channel