LIVE/ Nisin negociatat SHBA-Iran në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon. Europa ka edhe 3 javë karburant për avionët 11/04 15:50
Bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë nisur në Pakistan, sipas raportimeve të transmetuesit shtetëror iranian IRIB.
Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse negociatat po zhvillohen drejtpërdrejtë apo përmes ndërmjetësve.
Nëse konfirmohen si bisedime të drejtpërdrejta, ato do të përbënin kontaktin më të lartë ballë për ballë mes dy vendeve që nga themelimi i Republikës Islamike të Iranit në vitin 1979.
Këto diskutime po zhvillohen në një periudhë armëpushimi të brishtë, ndërsa të dyja palët ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi natyrën dhe shtrirjen e negociatave.
Top Channel