LIVE/ SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon. Europa ka edhe 3 javë karburant për avionët
Policia në San Francisko ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për hedhjen e molotovit në banesën e CEO-s së OpenAI, Sam Altman, si dhe për kërcënime të bëra pranë selisë së kompanisë së inteligjencës artificiale.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën North Beach, ku një person i paidentifikuar hodhi molotov drejt një banese dhe më pas u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes.
I dyshuari u arrestua rreth një orë më vonë, pasi autoritetet morën një telefonatë për një person që po kërcënonte se do të digjte një ndërtesë tjetër. Gjatë hetimeve, policia gjeti prova që e lidhin 20-vjeçarin me sulmin ndaj banesës së Altman.
Vetë Sam Altman reagoi më vonë përmes një postimi, duke theksuar se një pjesë e kritikave ndaj industrisë së inteligjencës artificiale vijnë nga shqetësime reale për ndikimin e saj.
“Ndërsa zhvillojmë këtë debat, duhet të ulim tensionet dhe të shmangim përshkallëzimin e retorikës dhe veprimeve, në mënyrë që të kemi më pak shpërthime në më pak shtëpi, si në kuptimin figurativ ashtu edhe në atë real”, u shpreh ai.
Top Channel