Qyteti i Vlorës po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve gjatë muajit Prill.
Të huaj nga vende të ndryshme të botës kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet, apo një ditë ndryshe të tërhequr nga natyra dhe klima e favorshme. Një nga eksperiencat më të kërkuara mbetet eksplorimi me mjete detare drejt gadishullit te Karaburunit dhe ishullit te Sazanit.
“Jam nga Suedia dhe çdo ditë po më pëlqen gjithnjë e më shumë Shqipëria. Mund të them që po dashurohem me këtë vend. Natyra, moti dhe mikpritja janë të mrekullueshme.”, shprehet një vizitor nga Suedia.
“E zgjodha Shqipërinë pasi kisha lexuar shumë në internet dhe ma kishin sugjeruar miqtë. Deri tani, gjithçka është shumë mirë.”, tha një vizitor.
“Gjithçka ka qenë fantastike – moti, njerëzit dhe qytetet që kemi vizituar. Nuk ka asgjë që nuk më pëlqen.”, u shpreh vizitoja e huaj.
Ndërsa një vizitore tjetër tha “Kjo është hera e dytë që vij në Shqipëri. Kemi vizituar edhe qytete të tjera dhe tani po shijojmë Vlorën pa plane.”
“Jemi një grup miqsh dhe po kalojmë shumë bukur. Me siguri do të rikthehem sërish.”, tha një vizitor.
Operatorët turistikë shprehen se interesi për këtë pikë me potencial të marzh për zhvillimin e turizmit është në rritje.
Top Channel