Rritet kriminaliteti te të miturit/ 545 autorë në 3 muaj, 160 nën 14 vjeç, shqetësim përsëritja e krimeve

11/04/2026 15:10

Në Shqipëri çdo ditë mesatarisht 6 të mitur identifikohen si autorë të një vepre penale.

Referuar statistikave të policisë së shtetit në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti në të gjithë vendin janë identifikuar 545 të mitur si autorë të së paku një vepre penale. Më alarmant është fakti se 160 prej tyre janë nën moshën 14 vjeç dhe në disa raste dhe përsëritës të veprës penale.

Ndër veprat penale që kryejnë më së shumti të miturit janë vjedhja, shpërndarja e lëndëve narkotike por edhe konfliktet që jo rrallë herë kanë sjellë pasoja të rënda.  Të mitur në konflikt me ligjin janë identifikuar edhe në tubimet e mbajtura muajt e fundit të cilët janë kapur duke hedhur mjete piroteknike apo molotov në drejtim të institucioneve apo uniformave blu.

Problematike mes të miturve mbetet edhe drejtimi i mjetit pa patentë.

Nisur nga kodi i drejtësisë penale për të miturit policia ka një qasje të kujdesshme ndaj të miturve duke mos ushtruar kontroll pa një dyshim të arsyeshëm apo kur thirren në komisariat, trajtohen në një ambient të pamatshëm nga punonjës pa uniforme, në prani të prindërit dhe psikologut. Edhe kur dalin para togave të zeza të miturit trajtohen me masa shumë të buta çka i shndërron jo rrallë herë ne përsëritje të të njëjtës vepër penale duke qenë se rehabilitimi mungoi.

Në këtë situatë rol më kryesor në parandalimin e këtyre krimeve e merr familja dhe institucionet arsimore.

Top Channel