Premier League/Barazim spektakolar mes Brentford dhe Everton, Burnley i Brojës humbet në shtëpi
Liverpool është rikthyer te fitorja në Premier League, duke mposhtur Fulham me rezultatin e pastër 2-0 në “Anfield”.
Pas një periudhe jo shumë bindëse, “The Reds” reaguan mirë përballë tifozëve të tyre dhe e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë. Fillimisht ishte Rio Ngumoha që zhbllokoi rezultatin me një goditje të bukur të harkuar, ndërsa më pas Mohamed Salah dyfishoi shifrat, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij para pushimit.
Fulham pati momentet e veta dhe krijoi disa raste të rrezikshme, por nuk arriti të konkretizojë. Një gol i Saša Lukić në pjesën e dytë u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa raste të mira u shpërdoruan edhe nga Rodrigo Muniz dhe Emile Smith Rowe.
Në fund, Liverpool administroi mirë avantazhin dhe mori tre pikë të rëndësishme, duke mbajtur ritmin në garën për zonën Champions. Ndërkohë, Fulham vijon të hasë vështirësi në ndeshjet jashtë fushe këtë sezon.
Fitorja i jep moral skuadrës së Liverpool përpara sfidës së radhës në UEFA Champions League ndaj Paris Saint-Germain.
Top Channel