Ndotja e lumit Vjosa/ Nuk morën masat për riparimin e linjës së dëmtuar për nxjerrjen e naftës, procedohen katër punonjësit e kompanisë

11/04/2026 12:40

Policia e Fierit ka nisur procedim penal ndaj katër punonjësve të një kompanie për nxjerrjen e naftës, të dyshuar për ndotje të mjedisit.

Në hetim janë vënë shtetasit Zylfo Tabakaj, Aleksandër Zeneli, Gramoz Bregaj, Genci Numanaj, të cilët dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për riparimin e një linje të dëmtuar të tubacionit të naftës.

Si pasojë e mosveprimit të tyre, është shkaktuar ndotje e mjedisit dhe e Lumi Vjosa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve Z. T., 59 vjeç, A. Z., 57 vjeç, G. B., 52 vjeç dhe G. N., 52 vjeç, punonjës të një kompanie për nxjerrjen e naftës. Këta shtetas dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për riparimin e një linje të dëmtuar të tubacionit të nxjerrjes së naftës, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe lumit Vjosa“, thuhet në njoftimin e policisë..

Top Channel