LIVE/ Vëmendja e botës nga Pakistani, nisin negociatat SHBA-Iran. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon. Europa ka edhe 3 javë karburant për avionët
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet së shpejti, ndërsa zhvillohen bisedime të nivelit të lartë midis delegacioneve amerikane dhe iraniane.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump përsëriti pretendimin se Shtetet e Bashkuara kanë “shkatërruar ushtrinë e Iranit”, duke përfshirë marinën dhe forcën ajrore, pa ofruar prova publike për këto deklarata.
Komentet e tij vijnë ndërsa delegacione nga SHBA dhe Iran po zhvillojnë bisedime në Islamabad, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të arritur një marrëveshje të përkohshme.
Sipas Trump, një armëpushim i kushtëzuar dyjavor është diskutuar, ku SHBA do të “pezullojë bombardimet” nëse Teherani pranon të rihapë ngushticën strategjike për transportin detar.
Autoritetet iraniane e bllokuan ngushticën pasi SHBA dhe Izrael ndërmorën sulme ajrore ndaj objektivave në Iran më 28 shkurt, duke përshkallëzuar ndjeshëm krizën në rajon.
Top Channel