“Bota është e trazuar me luftëra të përgjakshme”, Kryepeshkopi Joan uron të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët: Ta gjejmë paqen në zemrat tona Pika kufitare e Morinës gjatë 24 orëve të fundit është përballur me një fluks të lartë lëvizjesh, si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke përpunuar të dhënat e rreth 33 mijë shtetasve.
Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë, qarkullimi i mjeteve është kryer pa ndalesa, duke shmangur radhët e gjata në kufi.
Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit në Shqipëri, përmes Morinës kanë hyrë 17 mijë e 363 shtetas, me 5 mijë e 100 automjete dhe 66 autobusë.
Ndërkohë, kanë dalë 15 mijë e 704 shtetas, me 4 mijë e 128 automjete.
Pjesa më e madhe e udhëtarëve që hyjnë në Shqipëri kanë si destinacion pushimet, vizitat në qendrat historike, por edhe në zonat kurative, si llixhat e Elbasanit.
Pushuesit nga Kosova përbëjnë një peshë të rëndësishme në sektorin e turizmit detar në vendin tonë
Top Channel