Bisedimet në Islamabad, zbardhen detaje, zv.presidenti iranian: Dështimi do sjellë…

11/04/2026 11:15

Zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Mohammad Reza Aref, ka ashpërsuar retorikën ndaj SHBA-së pak para bisedimeve të rëndësishme që pritet të zhvillohen në Islamabad.

Në një reagim në rrjetet sociale, Aref deklaroi se një marrëveshje paqeje mund të arrihet vetëm nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë sipas interesave të tyre, duke iu referuar doktrinës “Amerika e Para” të presidentit Donald Trump.

Ai theksoi se nuk do të ketë asnjë marrëveshje nëse pala amerikane përfaqëson interesat e Izraeli, duke përdorur termin “Izraeli i pari”.

Aref paralajmëroi gjithashtu se dështimi i bisedimeve mund të sjellë pasoja të rënda globale, duke përfshirë mundësinë e rifillimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Irani.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje konkrete nga bisedimet, por tensionet mbeten të larta dhe deklaratat nga të dyja palët po shtojnë pasigurinë për rezultatin e tyre.

Top Channel