Aksident në aksin Berat-Poliçan, makina del nga rruga, plagoset babai me dy vajzat

11/04/2026 15:36
Foto Ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Berat-Poliçan, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti udhëtonte nga Berati drejt Poliçanit ka humbur kontrollin dhe si pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit, 40 vjeç, dhe dy vajzat e tij, 14 dhe 9 vjeçe.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë 

Informacion paraprak/Rreth orës 13:20, në aksin rrugor Berat–Poliçan, në fshatin Vërtop, shtetasi E. Sh., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe dy vajzat e tij të mitura, të cilat po marrin mjekim në spital.

 

 

Top Channel