Ngushtica e Hormuzit vë me “shpatulla pas muri” industrinë ajrore, BE paralajmëron për mungesë karburanti
Eliot Engel, ish-kongresmen demokrat i Nju Jorkut që përfaqësoi pjesë të Qarkut Westchester dhe veriun e Bronx-it për më shumë se tre dekada, ndërroi jetë në moshën 79-jeçare.
Ai njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të shqiptareve në Kongresin Amerikan. Engel shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 1989 deri në vitin 2021 dhe ishte një avokat i zjarrtë i zgjedhësve të tij, të drejtave të njeriut dhe paqes globale.
Ish-kongresmeni u zgjodh për herë të parë në vitin 1988 dhe u mund në zgjedhjet paraprake të vitit 2020 nga Jamaal Bowman, fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme.
Ai shërbeu si anëtar i lartë dhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në vitet e fundit të karrierës së tij, duke ndikuar në politikën amerikane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Gjatë një karriere mbi 44 vite në shërbim publik, Engel ishte i njohur për përkushtimin ndaj zgjedhësve të tij dhe mbështetjen e demokracisë në të gjithë botën.
“Gjatë më shumë se 44 viteve të tij në shërbim publik, Eliot Engel luftoi pa u lodhur për zgjedhësit e tij në vend dhe për paqen dhe sigurinë në mbarë botën. Ne e duam dhe na mungon shumë.”
Ken Jenkins, ekzekutiv i Qarkut Westchester, deklaroi: “Trashëgimia e tij është një trashëgimi angazhimi, bindjeje dhe shërbimi“, njoftoi familja e Engel.
Përfaqësuesi Ritchie Torres e përshkroi Engel si “një gjigant i politikës së Nju Jorkut dhe një nga kampionët më të mëdhenj që Bronksi ka pasur ndonjëherë në Kongres”, duke shtuar se Engel ishte një avokat i zjarrtë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar.
Para se të bëhej kongresmen, Engel shërbeu për më shumë se 10 vite në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut.
Engel ishte aktiv në votime historike, përfshirë shkarkimin e Presidentit Donald Trump në vitin 2019, dhe luajti një rol të rëndësishëm në politikën globale përmes Komitetit të Punëve të Jashtme.
Top Channel