Vrasje me çifte në Fushë Krujë/ Eduart Afmataj ekzekuton fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt

10/04/2026 21:30
Autori dhe viktima

Duhet të ishte një pasdite normale në fshat, por përfundoi në një vrasje mes dy bashkëfshatarëve, konflikti mes të cilëve është ende i panjohur. 

Artur Cangu u gjet i pajetë në një ullishte në fshatin Verjon të Niklës pasditen e kësaj të premte. Policia zbuloi se ai ishte vrarë me çifte. Nga verifikimet e para rezulton e pas këtij krimi fshihet Eduard Afmataj banor i të njëjtit fshat dhe fqinj me babain e viktimës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se pas krimit autori është larguar nga vendngjarja dhe policia po vijon kërkimet për vënien e tij në pranga.

Përsa i përket motiveve të vrasjes grupi hetimor ende nuk ka një pistë të qartë.  Në momentin e vrasjes nuk ka pasur dëshmitarë okularë për të hedhur dritë mbi përshkallëzimin e konfliktit.

Të pyetur nga blutë familjarët e autorit dhe të viktimës nuk kanë raportuar konflikte të hapura mes palëve ndërsa sipas informacioneve të siguruara në terren dyshimet janë se konflikti mund të ketë nisur për një pronë mes autorit dhe babait të viktimës.

Top Channel