Mbyllja e kapitujve të anëtarësimit ka ngecur në Bruksel? Ministri Hoxha: Është tymnajë, Këshilli ka bërë disa pyetje, Komisioni i jep përgjigjet
Një zjarr masiv shpërtheu në Velodromin Olimpik të Rio de Janeiro, duke përfshirë çatinë në flakë.
Ky është zjarri i tretë në tetë vitet e fundit në këtë stadium.
Shërbimet e emergjencës mbërritën rreth orës 4:17 të mëngjesit dhe gjetën gjysmën e çatisë të shkatërruar. Rreth 80 zjarrfikës me 20 automjete luftuan flakët, ndërsa tymi i zi mbuloi qytetin.
Incêndio destrói cobertura do Velódromo do Parque Olímpico do Rio; é a terceira vez que a arena pega fogo.
A pista do Velódromo, feita de madeira importada da Sibéria, não sofreu danos. A Prefeitura do Rio ainda calcula os prejuízos.
Confira a reportagem completa:… pic.twitter.com/XmoJK1MWkQ
— Jornal Nacional (@jornalnacional) April 9, 2026
Departamenti i zjarrfikësve të Rio-s deklaroi: “E shmangëm një tragjedi të madhe. Shkaku nuk dihet ende, vetëm hetimi forenzik mund ta përcaktojë. Por është fakt që zjarri filloi nga jashtë, në kanavacë.” Ata shpjeguan se çatia ishte plotësisht prej materiali sintetik, i cili u shkri duke krijuar një strukturë të ngjashme me rrjetën e merimangës.
Fatmirësisht, nuk raportohet asnjë i lënduar dhe zjarri tashmë është nën kontroll. Shkaku po hetohet.
Top Channel