Ish-mesfushori i Milanit dhe përfaqësueses së Japonisë, Keisuke Honda, do të rikthehet sërish në futbollin aktiv në moshën 39-vjeçare.

Klubi i Premier League të Singaporit, FC Jurong, ka konfirmuar se mesfushori sulmues do t’i bashkohet skuadrës sezonin e ardhshëm.

Honda, i cili ka luajtur dhe ka shënuar në tre Kupa Bote, vjen pas një eksperience të shkurtër me Paro FC, ku realizoi dy gola në dy ndeshje gjatë sezonit 2024/25.

Në deklaratën e tij, Honda theksoi se synon të përballet me sfida të reja, përfshirë objektivin për të shënuar në sa më shumë liga të ndryshme. Megjithatë, ai nënvizoi se prioriteti kryesor mbetet fitimi i titullit kampion me klubin e ri dhe për të vendosur një rekord të ri botëror, të bëhet lojtari i parë që shënon në 10 liga të ndryshme.

Top Channel