U dënua për shpërdorim detyre, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë
10/04/2026 08:47
Ish kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë për dënimin që ju dha nga Apeli i posaçëm në Tiranë.
Veç tij rekurs kanë bërë edhe Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi, Adrian Bulku të gjetur fajtorë për shpërdorim detyre rreth tenderave në bashki.
Siç raporton Anila Hoxha, Gjykata e Lartë me dorëzimin e rekursit ka hedhur shortin ku dhe është caktuar si relator gjyqtari i lartë, Genti Shala.
Top Channel