Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, këshilltari i lartë i Mojtaba Khameneit ndërron jetë pas plagëve të marra në një sulm amerikano-izraelit

10/04/2026 07:49

Kamal Kharazi, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, ka vdekur pasi u plagos në atë që Teherani e quajti një sulm amerikano-izraelit që synonte shtëpinë e tij në fillim të muajt prill.

Kharazi, “i cili ishte plagosur më parë pas një sulmi nga armiku amerikano-sionist, ndërroi jetë disa orë më parë”, njoftuan mediat zyrtare iraniane.

Gruaja e Kharazit u vra në sulm, ndërsa ai u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në një spital, thanë zyrtarët iranianë javën e kaluar.

Në një intervistë në mars Kharazi i tha CNN se besonte se Irani mund ta mbante konfliktin për një periudhë të zgjatur dhe tha se nuk shihte vend për diplomaci. Ai parashikoi se lufta do të përfundonte vetëm përmes dhimbjes ekonomike që shkakton.

Top Channel