Vrasje me çifte në Fushë Krujë/ Eduart Afmataj ekzekuton fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt
Qeveria ka miratuar një vendim që i heq Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kompetencën për zhvillimin e tenderave në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, tashmë të gjitha procedurat e prokurimit për kontratat e IT-së do të zhvillohen nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në cilësinë e organit qendror blerës.
Vendimi parashikon se për prokurimet që lidhen me sistemet informatike, pajisjet software dhe hardware, mirëmbajtjen, si dhe shërbimet e internetit dhe intranetit, kur vlera është mbi kufirin e prokurimeve të vogla, Operatori i Blerjeve të Përqendruara do të kryejë edhe përllogaritjen e fondit limit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo vlerë më pas konfirmohet nga autoriteti apo enti kontraktor përkatës.
“Për procedurat e prokurimit, që lidhen me fushën e teknologjisë së informacionit për sistemet, pajisjet softëare dhe hardëare, mirëmbajtjen, si dhe shërbimet e internetit dhe intranetit, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, sh.a., në cilësinë e organit qendror blerës, kryen edhe përllogaritjen e vlerës së parashikuar të prokurimit, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, vlerë, e cila konfirmohet respektivisht nga autoriteti ose enti kontraktor përkatës,” thuhet në vendimin e miratuar këtë të premte nga Këshilli i Ministrave.

Top Channel