Mot i mirë në fundjavë, termometri pritet të arrijë deri në 27 gardë/ Nga e marta nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

10/04/2026 12:37

Fundjava në vend pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Sinoptikania, Elida Maloçali, tha për Top Channel se në mesditë temperaturat do të arrijnë deri në 26–27 gradë Celsius.

Megjithatë, për shkak të depërtimit të masave të paqëndrueshme ajrore, moti parashikohet të sjellë herë pas here reshje të dobëta shiu.

Në disa raste nuk përjashtohen edhe shtrëngata të izoluara, kryesisht në zonat malore të vendit.

Top Channel