Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit në Sarandë “Drejtësi për Peshkëpinë, Alfred Beleri i akuzuar!”. Ky është mesazhi i shfaqur në pika të ndryshme të vendit në 32 vjetorin e Masakrës së Peshkepisë së 10 prillit 1994, ku nga sulmi i një komandoje greke, mbetën të vrarë oficeri Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.
Një banderolë rreth 10 metra është vendosur në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, një para rrugës së ambasadave, dhe dy të tjera në Himarë dhe Kuç.
Organizatorët e kësaj proteste kanë theksuar se nuk do të tërhiqen së kërkuari drejtësi për këtë ngjarje.
Masakra e Peshkëpisë është ngjarje e rëndë e organizuar nga një grup nacionalist grek në pikën kufitare të Peshkëpisë në Republikën e Shqipërisë.
Sulmi, ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar, solli vrasjen e dy ushtarakëve shqiptarë dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ai nisi herët në mëngjesin e 10 prillit 1994 dhe u mor përsipër nga formacioni paraushtarak i një grupi nacionalist grek që kërkonte bashkimin e një pjese të Shqipërisë së Jugut me Greqinë.
Në ora 02ː40 të mëngjesit, grupi i armatosur, tetë vetë me uniforma të ushtrisë greke dhe me maska, hynë në repart dhe vranë ushtarin e rojës Arsen Gjini nga Semani. Pastaj dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës ku qëlluan për vdekje komandantin e stërvitjes, Fatmir Shehu.
Autoritetet greke një vit më vonë ndaluan shtatë persona për ngjarjen e rëndë, mes të cilëve edhe Fredi Belerin, në atë kohë 23 vjeç. Megjithatë, ata nuk u dënuan pasi Gjykata e Athinës I liroi me argumentin se nuk kishte prova të mjaftueshme që i implikonte ata në këtë ngjarje.
Top Channel