Pezullohen negociatat me SHBA-në, Irani: Nuk do të ketë bisedime për sa kohë Izraeli sulmon Libanin 10/04 09:40
Kuvajti akuzoi Iranin dhe aleatët e tij për nisjen e sulmeve me dronë që e kishin vendin në shënjestër të enjten, pavarësisht armëpushimit dyjavor të arritur para 3 ditësh.
Një deklaratë nga ministria e jashtme e Kuvajtit, e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KUNA, ushtron presion të ri mbi armëpushimin përpara bisedimeve të planifikuara për nesër midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.
Ministria e jashtme e Kuvajtit thotë se sulmet me dronë “shënjestruan disa objekte jetësore të Kuvajtit të enjten në mbrëmje”.
Top Channel