Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit në Sarandë Edhe në Elbasan drejtuesit e linjave interurbane po përballen me vështirësi të shumta për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
Ata paralajmërojnë rritje të çmimit të biletës në rast se nuk merren masa për të kompensuar këtë kategori, e cila sipas tyre, po shkon drejt falimentimit.
Një nga shoferët shprehet “Mund të rezistojmë dhe 2 javë po rezistuam. Vetëm 2 autobusë po punojmë. Jemi prag falimentimi”.
“Sot është 150 lekë bileta, duke parë e duke bërë. S’mund të shprehemi dot para kohe, sepse njerëzit nuk e përballojnë dot”, thotë një tjetër shofer.
Nga ana tjetër rritja e paralajmëruar e çmimit të biletës së transportit publik do të ndikojë tek qytetarët të cilët e kanë të papërballueshme një rritje të tillë, duke marrë parasysh edhe rritjen totale të kostos së jetesës.
“Nuk e përballojmë dot, po ecim dhe në këmbë”, shprehet një i moshuar.
Aktualisht në disa zona të vendit linjat interurbane i kanë rritur çmimet e biletave menjëherë pas rritjes së çmimit të naftës.
Top Channel