Takimi me sipërmarrësit, Rama me batuta: Këta demokratët me ne punojnë, me të tjerët protestojnë. Argëtohen me molotovë dhe…

09/04/2026 14:15

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrësit, ku foli për rritjen e ekonomisë, punësimit, pagave në sektorin e ndërtimit, që sipas tij luan një rol kyç në transformimin ekonomik dhe social të Shqipërisë.

Gjatë takimit nuk munguan batutat nga kreu i qeverisë, i cili iu drejtua sipërmarrësve demokratë duke u thënë “Këta demokratët me ne punojnë me të tjerët protestojnë, janë në rregull, këta janë rehat, këtyre u del dhe të argëtohen me molotovë, edhe të ndërtojnë dhe fitojnë”.

Më tej Rama foli për integrimin në BE dhe korrupsionin në vend, duke thënë “Bashkimi Europian është proces transformimi, ato hapa që komisioni europian na certifikon, nuk janë letra, por transformimi i realitetit. Ata që flasin për një Shqipëri të kapur për fyti nga korrupsioni, janë kapur në fytin e tyre nga mllefi ndaj suksesit. Ata që flasin për korrupsionin që qenka rritur duhet t’ju dëgjojnë juve, s’mund të rritet korrupsioni kur paguan 14 mln euro taksë. Kur korrupsioni ishte më i lartë, ti paguaje shumë më pak taksë. 14 mln euro taksë me korrupsion sikur nuk shkojnë bashkë“.

Top Channel