Pak orë pas deklaratës së Netanyahu për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestrat Hezbollahut Tre propozime të ndryshme armëpushimi prej 10 pikash kishte dërguar në fillim Irani, sipas numrit dy të administratës amerikane J D Vance.
Zv/presidenti amerikane pretendon se propozimi i parë ishte aq i çuditshëm, sa dukej si i shkruar me ChatGPT dhe u hodh poshtë menjëherë.
Propozimi i dytë, më i arsyeshëm, i zhvilluar përmes negociatave të ndërsjella me ndërmjetësues nga SHBA dhe Pakistani, duket se përbën bazën aktuale të përpjekjeve diplomatike.
Një propozim i tretë, që qarkullon online, u përshkrua nga Vance si më “maksimalist” se i pari, duke e bërë edhe më të paqartë pozicionin zyrtar të Teheranit. Ky zhvillim sipas ekspertëve, tregon se bisedimet po kalojnë përmes një spektri të gjerë idesh, nga ato më racionalet e deri tek më ekstremet, teksa Shtetet e Bashkuara po përpiqen të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme.
JD Vance do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në negociatat e paqes me Iranin, të cilat parashikohet të nisin të shtunën në Pakistan. Por mbajtja e tyre po vihen tani në pikëpyetje me kërcënimet e sotme të Iranit se mund të tërhiqet nga bisedimet e paqes me SHBA, teksa pushimzjarri në Lindjen e Mesme duket në prag të kolapsit.
Teherani pretendon se sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Libanit shkelin marrëveshjen për fundin e luftimeve dhe thotë se do të ishte “e paarsyeshme” të diskutohej një zgjidhje e përhershme në një kohë kur bombardimet ndaj Bejrutit vazhdojnë.
Top Channel