Melania Trump mohon lidhjet me Epstein: Thashethemet duhet të ndalen Katër çështje mbeten vendimtare për fatin e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit: situata në Liban, rihapja e Ngushticës së Hormuzit, siguria e trafikut detar dhe programi bërthamor iranian.
Pikërisht mbi këto pika do të përqendrohen negociatat mes delegacioneve që nisin të shtunën në Islamabad.
Armëpushimi mbetet në pikëpyetje serioze, sidomos pas sulmeve izraelite në Bejrut, të cilat sipas Teheranit cenojnë bazën e draft-marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Pakistani. Kjo ka shtuar tensionet dhe ka vështirësuar gjetjen e një kompromisi të shpejtë.
Ngushtica e Hormuzit vijon të jetë nyja më delikate, pasi bllokimi i saj ka tronditur tregjet globale të energjisë dhe ka lënë qindra anije të bllokuara në Gjirin Persik.
Problem mbetet edhe synimi i shpallur tashmë i Teheranit për të taksuar me një dollar çdo fuçi nafte, duke pretenduar që ajo të paguhet edhe në kriptovalutë.
Pika e tretë mbeten minat detare. Edhe në rast rihapjeje, minat detare janë një kërcënim i vazhdueshëm jo vetëm për anijet, por edhe për stabilitetin e rajonit, pasi Irani jo vetëm që mund të kërcënojë, por mund të godasë në çdo moment, çka SHBA dhe Izraeli nuk e pranojnë.
Pika e katërt është programi bërthamor që mbetet edhe pika më e fortë e përplasjes. Teherani ka përjashtuar çdo tërheqje nga pasurimi i uraniumit, ndërsa Uashingtoni kërkon çmontimin e centraleve kryesore, duke e bërë këtë dosjen më të vështirë të negociatave.
Top Channel