IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04/2026 17:01
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur këtë të enjte aksionin për shembjen e një objekti të ndërtuar pa leje në fshatin Risili, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja erdhi pas një denoncimi për ndërtimin në fjalë.
Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, raporton se në orët e pasdites, inspektorët e IKMT-së janë paraqitur në terren për të vijuar me procedurat e prishjes së objektit.
Objekti i prishur ishte ndërtuar nga banorët e fshatit Risili si depo uji, por rezultonte i kundraligjshëm dhe pa leje ndërtimi. Për këtë arsye, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nga Tirana, i cili mbërriti sot në zonë, ndërhyri për prishjen e këtij ndërtimi të paligjshëm.
Top Channel