“Ata që flasin për korrupsion janë kapur prej fyti nga mllefi i suksesit”, ironizon Rama: Të ardhurat nuk rriten nga shiu, por nga taksat

09/04/2026 14:33

Gjatë takimit me sipërmarrësit, kreu i qeverisë Edi Rama foli për korrupsionin, duke thënë se ‘ata që flasin për një Shqipëri të kapur nga korrupsioni janë kapur prej fyti i tyre nga mllefi ndaj suksesit’

“Anëtarësimi në BE nuk është një certifikatë formale por proces transformimi dhe të gjithë ato hapa që ne, KE, na i certifikon nuk janë letra, por transformimi në realitetin këtu. Prandaj ata që flasin sot për një Shqipëri të kapur për fyti nga korrupsioni në fakt janë të kapur në fytin e tyre nga mllefit ndaj suksesit. Të të gjithë atyre që bëjnë sukses në rrugën e tyre, sepse e kanë të pamundur të gjejnë fuqinë për t’ia pranuar dhe falur tjetrit suksesin. Ata që flasin për korrupsionin që na qenka rritur duhet në fakt t’ju dëgjojnë juve. Se nuk mundet dot të rritet korrupsioni kur paguan 14 mln euro taksë.
Ndërkohë që kur korrupsioni ishte më i lartë, ti paguaje shumë më pak taksë sepse përqindjen e taksës e kanë në dorë ata që qeverisin, që janë edhe promotorë edhe kundërshtarë të korrupsionit. Por 14 milionë euro taksë me korrupsion, nuk shkon.

Nëse rriten të ardhurat, nuk rriten nga shiu por nga taksat. Nëse arka e shtetit ka më shumë të ardhura dhe ne kemi shumë më shumë të ardhura, atëherë do të thotë se ka më pak korrupsion. Dhe të gjithë ndërtuesit që kapërcejnë pragun për të marrë këto leje, mund ta dëshmojnë se luftën me ne e kanë me cilësinë e projekteve dhe prandaj janë edhe rastet për të cilat flitet.”, tha Rama.

Top Channel