SHBA në OKB: Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia për të punuar së bashku Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë zërat se nëntë vende të Bashkimit Europian kanë vënë veton për integrimin e Shqipërisë në BE.
Teksa ishte në Asamblenë e PS-së në Durrës, ai shtoi se 27 shtete duhet të jenë në një mendje për procedurat e anëtarësimit, ndërsa i konsideroi aludimet “barsoleta”, duke i përgënjeshtruar.
“Po shohim këtë çështjen e anëtarësimit nga të dyja anët. Procesi ka njërën anë që lidhet me, një anë që lidhet me ta. BE-ja është si kjo këtu me dy kate, që në katin e parë janë mijëra punonjës që merren me të gjitha aspektet e BE-së, një pjesë e atij katit të parë merret me ndjekjen e procesit për vendet që duan të anëtarësohen. Në mënyrën se si plotësojmë detyrat, ata dërgojnë letrën në katin e dytë. Ata në kat të dytë nuk shohin si ata të katit të parë detajet.
Kati i parë si shkollë, u dyti si marrje në punë. Një mjafton të thotë jonë katin e dytë, nuk bëhet, 27 shtete duhet të jenë në një mendje. Të gjitha këto reforma e procese e bëjnë Shqipërinë shtet, prandaj janë një ushtrim jashtëzakonisht i dobishëm për ne. Bëhet Shqipëria si një vend i BE. Ne duhet të jemi gati. Kjo e 9 shteteve është barsoletë komplet. Barsoletë që 9 shtete kanë vënë veton, veton e vë njëri, po qe 9 nuk është më veto. Nuk ka fare”, tha Rama.
Top Channel