Champions/ Spektakël francez në Paris, PSG mund Liverpool-in pa probleme dhe vazhdon misionin e mbrojtjes së titullit (Video)
Barcelona është mposhtur 0-2 nga Atletico e Madridit në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Takimi i luajtur në “Camp Nou” nisi me emocione të forta, me të dyja skuadrat që kërcënuan portat e njëra-tjetrës.
Katalanasit u dukën sikur e morën lojën në dorë, por Cubarsi katranosi çdo gjë pas ndërhyrjes së gabuar në minutën e 44’, që e bëri të dilte me karton të kuq.
Vetëm një minutë më pas, Alvarez realizoi një supergol nga goditja e dënimit për të kaluar në avantazh të besuarit e Simeones.
Skuadra e Flick u mundua të reagonte në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste me Rashford dhe Yamal, por pa pasur finalizimin e duhur.
Çdo gjë u bë më keq për blaugranat në minutën e 70’, kur Sorloth, i ndodhur në kohën dhe vendin e duhur, dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat.
Me këtë fitore, Atletico e Madrid hedh një hap të sigurt drejt gjysmëfinales, ndërsa Barcelona do të kërkojë përmbysjen e madhe pas një jave në “Metropolitano”.
REZULTATI:
Barcelona 0-2 Atl. Madrid
J. Alvarez 45′, Sorloth 70′
NGJARJET KRYESORE:
90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 0-2 të Atletico Madrid!
70′ GOOOL ATL. MADRID 0-2/ Ruggeri hedh një top në zonë dhe Sorloth godet me të majtën duke çuar topin në rrjetë. (Video)
46′ Starton pjesa e dytë!
45+4′ Mbyllet pjesa e parë në “Camp Nou”!
45′ GOOOL ATL. MADRID 0-1/ Julian Alvarez me një gjuajtje perfekte nga goditja e dënimit tund rrjetën e katalanasve. (Video)
44′ Cubarsi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe pas një rishikimi me VAR, gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq mbrojtësin katalanas.
18′ Rashford tund rrjetën e Atleticos, por goli anulohet për pozicion të parregullt të Yamal.
10′ Cancelo futet në zonë dhe godet me të djathtën, por Musso e kontrollon topin pa probleme.
1’ Nis sfida në “Camp Nou”!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel