Zbulimi në Turqi që ndryshoi historinë, Göbekli Tepe sfidon origjinën e qytetërimit
Në kullën e Çun Mulës, në Malësi e Madhe, u nënshkrua marrëveshja e Programit të Rijetëzimit të Kullave, duke u zgjeruar me partnerë të tjerë, me përfshirjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Fakultetit të Arkitekturës.
Këta, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe GIZ, synojnë transformimin e trashëgimisë kulturore të Veriut në një motor zhvillimi ekonomik dhe turistik.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, prezantoi fazën e re të projektit, që synon dhënien e certifikatave të pronësisë dhe krijimin e projekteve profesionale restaurimi për të ruajtur origjinalitetin e kullave.
Për malësorët e veriut, të cilët edhe në këtë ditë aplikuan për rijetëzimin e kullave të tyre, kjo mundësi është më tepër sesa një ringjallje e shtëpisë dhe e aktivitetit; është një amanet i mbajtur ndaj të parëve.
Pas një faze pilot 2023–2025, me 20 kulla të kthyera në bujtina, plani kombëtar për zbatimin e plotë do të nisë në vitet 2027–2029, me përfshirjen e kullave të tjera, duke synuar ruajtjen e traditës autoktone shqiptare.
Top Channel