Armëpushimi nuk përfshin Hezbollahun, Izraeli godet Libanin
CIA ka përdorur një teknologji të re të quajtur Ghost Murmur (murmurima fantazmë) për të lokalizuar dhe shpëtuar pilotin amerikan të dytë nga një avioni F-15 i rrëzuar në jug të Iranit, ka zbuluar New York Post.
Ky mjet përdor magnetometri kuantike për të detektuar “gjurmën e gishtit” elektromagnetike të rrahjeve të zemrës së njeriut dhe kombinon këto të dhëna me inteligjencën artificiale për të izoluar sinjalin nga zhurma e sfondit. Shpëtimi i oficerit amerikan ishte hera e parë që Ghost Murmur u përdor në mënyrë operative.
Burimet theksuan për gazetën se “nëse zemra jote rreh, ne do të të gjejmë”, duke krahasuar funksionimin e mjetit me dëgjimin e një zëri në një stadium të madh, përveçse në këtë rast stadiumi ishte një mijë milje katrorë shkretëtirë.
Teknologjia u zhvillua nga Skunk Works, njësia sekrete e Lockheed Martin, dhe është testuar me sukses edhe në helikopterët Black Hawk, me përdorim të mundshëm të ardhshëm në avionët F-35.
Piloti i plagosur, i njohur publikisht si “Dude 44 Bravo”, mbijetoi për dy ditë në mal pas rrëzimit të F-15, ndërsa trupat iraniane e kërkonin. Teknologjia Ghost Murmur lokalizoi aviatorin kur sistemi i tij i fenerit lokalizues (Combat Survivor Evader Locator) nuk ishte i mjaftueshëm për t’u përdorur në terren.
Burimet e përshkruan mjedisin si “pothuajse ideal”, me ndërhyrje minimale elektromagnetike dhe kontrast termik natyror midis trupit të gjallë dhe terrenit shkretëtiror, duke mundësuar një operacion kërkim-shpëtimi me sukses dhe siguri të lartë.
Top Channel