Shpërthim me lëndë plasëse pranë një banese në Sarandë, policia në kërkim të autorëve

08/04/2026 11:13

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer rreth orës 02.00 pas mesnate në fshatin Berdenesh të Sarandës.

Shpërthimi ka ndodhur në murin rrethues të një banese private dhe është konstatuar në mëngjes nga pronarja e saj, shtetasja S. I. e cila ka njoftuar më pas policinë.

Korrespondentja e Top Channel Entjola Dudo bën me dije se forca policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e shpërthimit si dhe po mbledhin prova për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Top Channel