Rritja e temperaturave dhe djegia e mbetjeve bujqësore me qëllim hapjen e parcelave të reja ka rikthyer problematikën e zjarreve në vend.
Në bashkinë e Librazhdit janë evidentuar raste të shtuara zjarresh ditët e fundit, të gjitha të dyshuara të qëllimshme ndërsa policia po heton.
Vetëm gjatë ditës së djeshme ekipet zjarrfikëse të bashkisë Librazhd ndërhynë në 3 raste zjarri, konkretisht:
Në fshatin Buzgarë, njësia Hotolisht ku u dogj një sipërfaqe me shkurte dhe u rrezikua edhe një banesë.
Në fshatin Plepisht Dardhë njësia Hotolisht u dogj një sipërfaqe shkurre dhe pyll.
Zjarri i tretë përfshi një banesë të vjetër duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht ndërhyrja e menjëhershme evitoi përhapjen në banesat e tjera.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe mos ndezjen e zjarreve për djegien e parcelave.
Top Channel