Për herë të katërt, Tirana bën bashkë shqiptarët nga anë e mbanë bota në Samitin e Diasporës

08/04/2026 11:55

Tirana do të mirëpresë Samitin e Diasporës për të katërtin vit radhazi në datat 14, 15 dhe 16 prill.

Kryeqyteti do të bëjë bashkë edhe një herë tjetër shqiptarët nga anë e mbanë bota, të cilët jetojnë e punojnë përtej kufijve, por pa harruar asnjëherë rrënjët e tyre.

Mbrëmjen e së hënës, më 13 prill, ora 18.00 do të mbahet Ceremonia e Mirëseardhjes në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

“Një mbrëmje me muzikë shqiptare që do të shërbejë si pikëtakimi i parë, për t’u kredhur në kujtesën tonë të përbashkët, për të vlerësuar kontribute të spikatura e frymëzuese. Historitë njerëzore që do të nderohen janë reflektim i shpirtit krijues dhe inovues jo vetëm i shqiptarëve kudo që ata ndodhen, por edhe i të huajve dashamirës të rrezatimit të Shqipërisë dhe Diasporës së saj. Ky moment do të shërbejë për të gëzuar dhe shijuar tok atë që na bashkon dhe na njëson si bashkatdhetarë: Shqipëria një dhe e pandarë”, njofton kryeministria.

Top Channel