Bisedimet për paqen me Iranin në Pakistan, Trump konfirmon: Do të nisin shumë shpejt, JD Vance është në dyshim nëse…
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në asamblenë e Partisë Socialiste në Lezhë.
Në fjalën e tij, ai u ndal te korrupsioni, duke thënë se nuk mund të rriten pagat dhe pensionet, nëse është rritur edhe korrupsioni.
“Unë nuk them që ne e kemi shfarosur korrupsionin, por them diçka që mund ta faktojë në disa rrugë. Kurrë më përpara, Shqipëria nuk e ka luftuar korrupsionin si në këtë fazë dhe e dyta, korrupsioni është më i ulur se kurrë më parë. Zhurma është më e madhe, një nga lufta, por edhe nga rezultati.
Si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe të pagave në të njëjtën kohë? Nuk ndodh kjo. Si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe të pensioneve në të njëjtën kohë? Nuk ndodh kjo. Këto të dyja bashkë nuk shkojnë. Janë të gjitha gjëra që nuk shkojnë me njëra-tjetrën”, tha Rama.
Top Channel