Një hap i ri drejt digjitalizimit të shërbimeve publike. Nga sot, qytetarët mund të kryejnë të gjitha procedurat e parkimit përmes aplikacionit “Tirana Parking”, duke shmangur sportelet dhe dokumentet fizike.
Platforma e re sjell të gjitha shërbimet në një vend të vetëm, të aksesueshme 24/7 nga telefoni celular, duke e bërë procesin e parkimit më të thjeshtë dhe më efikas se kurrë më parë.
Përmes aplikacionit “Tirana Parking”, qytetarët mund të:
Ky zhvillim synon të reduktojë ndjeshëm kohën e pritjes duke ofruar një eksperiencë moderne dhe të shpejtë për përdoruesit.
“Tirana Parking” mbetet e angazhuar në transformimin digjital të menaxhimit të parkimit në kryeqytet, duke kontribuar në një sistem më funksional dhe më pranë nevojave të qytetarëve.
Aplikacioni është tashmë i disponueshëm për shkarkim, duke sjellë parkimin “nga telefoni” pa radhë dhe pa humbje kohe.
Top Channel