Më në fund vjen dita e Rrahmanit, ja kur do të jetë i gatshëm nën urdhrat e Contes
Fundi i sezonit po afron dhe afati kalimtar për Milanin po bëhet gjithnjë e më intensiv.
Rossonerët po hasin vështirësi në sulm, dhe drejtori sportiv Tare synon të sigurojë një sulmues të ri për Allegrin në fillim të sezonit të ardhshëm.
Pesë emra janë në qendër të interesit: Moise Kean, Robert Lewandowski, Mateo Retegui, Nicolas Jackson dhe Dusan Vlahovic.
Kean, aktualisht te Fiorentina, është një nga të preferuarit e Allegrit, por çështja e klauzolës prej 60 milionë eurosh mbetet pengesë. Lewandowski është opsioni më irresistues, por konkurrenca është e madhe, përfshirë ofertën e Barcelonës për një kontratë njëvjeçare me pagë më të ulët.
Retegui është i interesuar të rikthehet, por paga e tij prej 20 milionë eurosh është një pikë e diskutueshme. Vlahovic mbetet një mundësi reale, ndërsa Juventusi kërkon ta mbajë, por negociatat financiare për kontratën e tij vazhdojnë.
Ndërkohë, Nicolas Jackson, i huazuar te Bayern Munich, do të kthehet te Chelsea në fund të sezonit. Milani mund të përpiqet për një huazim, ndoshta me mundësi blerjeje, për të përforcuar repartin ofensiv.
Top Channel