Nga sot parkimi bëhet nga telefoni në Tiranë, lançohet aplikacioni “Tirana Parking” Në një kohë kur zhvillimet teknologjike po ecin me ritme të shpejta, sfidat e leximit dhe edukimit po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.
“Ne të gjithë jetojmë në një periudhë të një bote digjitale, ku marrëdhënia me leximin ka ndryshuar krejtësisht”, u shpreh pedagogia e gjuhës shqipe, Linda Mëniku.
Si pjesë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, u mbajt një konferencë shkencore me temë “Ndërhyrjet inovative në procesin edukues, si të formojmë një lexues të mirë”, një risi e suksesshme e bashkëveprimit mes pedagogëve, kërkuesve shkencorë dhe mësuesve të sistemit arsimor shqiptar.
Për dekanin e fakultetit, Mark Marku, një nga sfidat kryesore në epokën digjitale mbetet orientimi i brezave të rinj për t’u përshtatur me zhvillimet teknologjike dhe për të përfituar prej tyre.
“Problemi sot është se si ta administrosh një sfidë, jo ta mohosh atë, dhe si të orientojnë lexuesit e ardhshëm, ose mësuesit për të përfituar nga teknologjia”, u shpreh dekani Mark Marku.
Konferenca vuri në pah domosdoshmërinë e përshtatjes së sistemit arsimor me realitetin digjital, duke theksuar rolin kyç të formimit të lexuesve kritikë dhe të aftë për të përballuar sfidat e kohës.
Top Channel