Trashëgimia kulturore në Veri, firmoset në kullën e Çun Mulës programi për rijetëzimin e shumë objekteve 08/04 12:32
Lushnja ka përkujtuar me emocione dhe krenari 87-vjetorin e lindjes së ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, përmes një koncerti festiv të organizuar në qendër të qytetit.
Aktiviteti mblodhi dhjetëra qytetarë, artdashës dhe figura të njohura të muzikës.
Të gjithë interpretuan disa nga këngët më të njohura të repertorit të Vaçe Zelës, duke rikthyer emocionet dhe nostalgjinë e brezave.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ruajtja dhe promovimit i vlerave artistike që la pas “Artistja e Popullit”, duke e konsideruar këtë koncert si një homazh të merituar për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare.
Top Channel