Paris Saint-Germain synon të vazhdojë ecurinë e suksesshme në Ligën e Kampioneve, me objektiv mbrojtjen e titullit të fituar sezonin e kaluar.

Francezët do të përballen sot me Liverpoolin në Paris, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft e vështirë.

Megjithatë, ekipi i trajnerit është i ndërgjegjshëm për formën e tij të mirë dhe shpreson të përdorë këtë avantazh përballë një Liverpooli që ka lënë për të dëshiruar në kampionat.

Ecuria në Ligën e Kampioneve mbetet e vetmja gjë që ka mbajtur trajnerin Arne Slot në stolin e anglezëve deri tani.

REZULTATI LIVE:

PSG 2-0 LIVERPOOL

Doue 11′, Kvaratskhelia 65′

NGJARKET KRYESORE:

73′ Pas rishikimit me VAR, gjyqtari ndryshon mendim dhe anulon penalltinë e PSG.

70′ Konate shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Zaire-Emery brenda në zonë. Penallti për PSG.

65′ GOOOL PSG 2-0/ Kvaratskhelia merr një top në zonë, kalon portierin dhe shënon golin e dytë. (VIDEO)

53′ Dembele merr një top brenda në zonë, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e portës. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

32′ Kvaratskhelia provon me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës, por Mamardashvili reagon si duhet për t’i mohuar golin.

11′ GOOOL PSG 1-0/ Doue provon me një gjuajtje brenda zonës, me topin që devijohet dhe shkon në rrjetë. (VIDEO)

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel