Kërcënoi me armë fqinjin në mes të kafenesë në Tiranë, zbardhen detaje nga ngjarja, sherri nisi për 100 euro borxh
08/04/2026 11:29
Zbardhen detaje nga sherri në një kafene në Tiranë, ku një 50-vjeçar u arrestuar pasi kërcënoi me armë një person tjetër.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se autori i dyshuar është shtetasi Agim Visha. Sherri mes fqinjëve ka nisur për çështje borxhi, 100 euro.
Bëhet fjalë për një borxh prej vitesh. Sakaq mësohet se autorit i kanë vrarë një vëlla para disa vitesh.
Top Channel